Kryeministri japonez Joshihide Suga sot deklaroi se shkalla e infektimit me Kovid-19 në vend është gjithnjë e më e lartë edhe krahas gjendjes së jashtëzakonshme.
Ai shtoi se Qeveria japoneze ka për qëllim të furnizojë rreth 310 milion doza vaksinë, në pajtim me deklaratën e tij paraprake se vendi duhet ta fillojë procesin e vaksinimit “sa më shpejtë që është e mundur”.
Ministri i Shëndetësisë, punës dhe ndihmës sociale Norihisa Tamura një ditë më parë tha se Japonia do të furnizojë 144 milion doza nga “Fajzer” në vitin 2021, që do t’i mundësojë vendit të vaksinojë 72 milion njerëz.
