Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama reagon për përgjimet e Bild!

TË FUNDIT

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar në Twitter për përgjimet e publikuara nga Bild. Rama shkruan se prokuroria të vijojë hetimet për të nxjerrë deri në fund ku mbarojnë llafet dhe ku dalin prova fajësie para ligjit, nëse ka të tilla.

Me poshtë ju sjellim postimin e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Twitter

“Nxis prokurorinë të vijojë intensivisht hetimet për të nxjerrë deri në fund ku mbarojnë llafet dhe ku dalin prova fajësie para ligjit,nëse ka të tilla. Por sidoqoftë,kjo ndërmarrje kriminale për të helmuar dynjanë,do ta marrë përgjigjen e merituar në 30 qershor e më tej akoma”, shkruan Rama në Twitter.