Kryeministri i sapoemëruar libanez Mustafa Adib, ende pa e formuar Qeverinë jep dorëheqje

TË FUNDIT

Kryeministri i sapoemëruar libanez Mustafa Adib, i cili e ndërmori detyrën për t’i ndihmuar vendit të ngrihet pas shpërthimit shkatërrues në gusht në Bejrut, deklaroi se tërhiqet nga funksioni pa e formuar qeverinë e re, duke iu referuar përplasjeve politike në vend, njofton DPA.

Agjencia shtetërore e lajmeve kumtoi se Adib dorëheqjen e publikoi pas takimit me presidentin libanez Mishel Aun në pallatin Baabda.

Adib u emërua kryeministër më 31 gusht nga presidenti Aun në vendin e Hasan Diab.

Shpërthimi i 4 gushtit i vrau qindra persona, duke lënë shumë njerëz pa çati mbi kokë dhe goditi fort vendin i cili edhe ashtu ishte në kolaps ekonomik, shton DPA.