Kryeministri i Malit të Zi: Fyerjet brutale kundër Abazoviçit, të papranueshme

TË FUNDIT

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç ka dënuar fyrjet brutale që janë bërë ndaj zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviç dhe disa anëtarëve të Asamblesë së Cetinjes, nga disa simpatizantë të DPS në Cetinje.

“Mali i Zi nuk do të jetë një vend i intolerancës! Ata që kanë qenë në pozita udhëheqëse shtetërore për 30 vjet dhe në deklaratat e tyre thuhet se po luftojnë për një Mal të Zi multietnik, po bëjnë gjithçka për të thelluar tensionet dhe përhapur intolerancën fetare dhe kombëtare”, ka thënë ai.

Ai tha se ngjarja e djeshme tregon hipokrizinë e ish-qeverisë.

Ndër të tjera ai ka bërë thirrje qytetarëve, siç vuri në dukje, të mos binin pre e retorikës nxitëse të DPS-së, e cila, duke përhapur urrejtje dhe përçarje, dëshiron vetëm të mbrojë kapitalin dhe privilegjet e fituara në mënyrë të dyshimtë.

Mirësjellja dhe respektimi i ligjit nuk kanë alternativë. Çdokush ka të drejtë të ndihet si një malazez, një serb, një boshnjak, një shqiptar, një kroat, një mysliman … pavarësisht se çfarë ideje politike ai mbron dhe cilit Zot i lutet”, është shprehur Krivokapiç.