Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në takimin e datës 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë.
Ai përmes një statusi në Facebook ka njoftuar se këtë takim e ka anuluar për shkak të situatës aktuale në vend, pas aktakuzave të ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.
“Për shkak të zhvillimeve të reja në Prishtinë si rezultat i akuzave të dorëzuara nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, më duhet të kthehem në Prishtinë për tu marrë me situatën. E kam njoftuar Ambasadorin Grenell se nuk mund të marrë pjesë në takimin e datës 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë.”, ka shkruar Hoti në Facebook./21Media
