Kryeministri i Kosovës fton në kujdes maksimal që të shmanget mbyllja e plotë e vendit

TË FUNDIT

 Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka ftuar qytetarët në kujdes maksimal dhe solidaritet me qëllim të shmanget mbyllja e plotë e vendit për shkak të pandemisë së Kovid-19, njofton korrespondenti i MIA-s në Prishtinë.

Hoti paradite përmes faqes së tij në Fejsbuk ka paralajmëruar valë të re të pandemisë dhe ka theksuar se institucionet e Kosovës i ndërmarrin aktivitetet e nevojshme në përballje me rritjen e të infektuarve.

Rritja e kapaciteteve për testim të rasteve të dyshuara, plani i Qendrës klinike universitare në Kosovë për aktivizim të shtretërve shtesë në spitalet e Prishtinës dhe ato rajonale, kontrolli i shtuar në shkolla dhe komunikimi i rregullt javor me partnerët ndërkombëtarë janë pjesë e masave për përballje me krizën shëndetësore që i ka përmendur kryeministri kosovar.

“Por nevojitet të tregojmë kujdes maksimal në punë, shkolla, në biznese, në rrugë dhe çdo aktivitetet i cili nënkupton tubim të njerëzve. Duhet të ketë mirëkuptim që të shmangen të gjitha tubimet publike të çfarëdo natyre siç rekomandojnë Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti nacional për Shëndet publik i Kosovës”, ka thënë Hoti.

Numri i rasteve aktive me Kovid-19 për momentin në Kosovë është 1.485 me atë që në javët e fundit ajo është rritur rreth 300. Nga paraqitja e epidemisë, sipas të dhënave të fundit janë evidentuar 16.754 bartës të virusit ku 14.617 janë shëruar, derisa 652 kanë vdekur.