Kryeministri i Greqisë takim me minoritetin grek në jug të Shqipërisë

TË FUNDIT

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ishte sot në Himarë dhe në dy bashki që banohen nga pakica greke në Shqipëri duke shënuar vizitën e parë të një kryeministri grek pas 31 vitesh.

Në Derviçan të Gjirokastrës kryeministri grek u shoqërua nga kryeministri shqiptar Edi Rama.

Udhëheqësit e të dy qeverive vlerësuan rolin e pakicës greke në marëdhëniet greko- shqiptare dhe mbështetjen për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimin Evropian.

Pas një vizite në zonat e Himarës dhe Livadhjasë së Sarandës Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis mbërriti në Derviçan të Gjirokastrës për t`u takuar me banorë të zonës, pjesëtarë të pakicës greke në Shqipëri. Kryeministri grek u prit nga kryeministri shqiptar Edi Rama dhe pjesëtarë të kabinetit qeveritar të të dy vendeve.

Në sheshin e Derviçanit drejtuesit e të dy qeverive mbajtën fjalime të shkurtra ku vlerësuan nivelin aktual të marrëdhënieve mes Athinës dhe Tiranës dhe shprehën vullnetin për përparimin e tyre.