Kryeministri gjeorgjian, Georgij Gaharija publikoi se jep dorëheqje. Ai shpjegoi se e mori vendimin për shkak të mosmarrëveshjeve me ekipin e tij rreth arrestimit të liderit të partisë opozitare “Lëvizja e vetme kombëtare” Nikonor Melija.
Gaharija beson se paraburgimi i opozicionarit kërcënon shumë qytetarë. Më parë këtë javë, një gjykatë gjeorgjiane vendosi që lideri i opozitës të arrestohet pasi refuzoi ta paguante dorëzaninë e plotë për vepër penale për përpjekje për rrëzimin e qeverisë në qershor të vitit 2019.
Gaharija është në detyrë që nga viti 2019. Ai në të kaluarën i kishte drejtuar disa ministri.
