Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, ka njoftuar se jep dorëheqje, për t’iu hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme. Tsipras është përballur me një rebelim brenda partisë së tij Syriza, për shkak të marrëveshjes së re për ndihmë nga kreditorët ndërkombëtarë. Greqia ka marrë të enjten këstin e parë, në vlerë prej 13 miliardë eurosh, i cili i ka mundësuar t’i paguajë borxhin Bankës Qendrore Evropiane dhe të shmangë falimentimin. Ai ka thënë se do të kërkojë votën e popullit grek për të vazhduar programin e qeverisë së tij./21Media
