KRRE ua mori licencat tre kompanive për tregti me naftë dhe derivate të naftës

TË FUNDIT

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRrE) ua mori licencat për kryerjen e veprimtarisë energjetike tre shoqatave për tregti me shumicë me naftë të papërpunuar, derivate të naftës, bioderivate dhe derivate për transport, për shkak të mospasjes së kapaciteteve të deponuara për ruajtjen e rezervave.

Siç kumtoi sot KRRE-ja, Kompanisë për ndërtim, tregti dhe shërbime GULIVER INZHENERING SHPKNJP ia mori licencën për kryerjen e veprimtarisë energjetike të tregtisë me shumicë me Eurodiesel BS.

Nga KRRE-ja theksojnë se vendimet për heqjen e licencave janë marrë sepse tregtarët me shumicë të treguar nuk kanë mjedise magazinimi për ruajtjen e derivateve të naftës, të cilat në fakt janë aktive bazë dhe kusht për kryerjen e aktivitetit energjetik.