Nga tetori qyteti i Shkupit me shumë gjasa nuk do të ngrohet më me BEG-un. Komisioni Rregullator për Energjetikë njoftoi se është në procedurë për marrjen e licencave të Ballkan Enerxhi Grup për prodhim, shpërndarje dhe furnizim me energji të ngrohjes, informon kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.
“Kjo do të thotë se në momentin kur do t’i marrim licencat do ta informojmë Qeverinë dhe në pajtim me Ligjin për energjetikë, Qeveria obligohet të shpall tender në të cilin do të duhet të gjinden ushtrues të rinj të veprimtarisë energjetike. Për marrjen e licencave nuk do të ketë pasoja dhe as qytetarët, as industria nuk do të paguajnë asnjë denarë”- deklaroi Marko Bislimovski, Kryetar i KRrE-së.
