Kroacia zyrtarisht pranohet në eurozonë

TË FUNDIT

Këshilli për Punë Ekonomike dhe Financiare i Bashkimit Evropian (Ekofin) i miratoi tre aktet juridike finale, me të cilat Kroacia më 1 janar 2023 do të mund ta vendosë euron.

“Dëshiroj ta përgëzoj kolegun tim Zdravko Mariq dhe të gjithë Kroacinë që u bë venDi i 20-të që iu bashkua eurozonës. Vendosja e euros nuk është garë, por vendim i përgjegjshëm politik. Kroacia me sukses i përmbushi të gjitha kriteret e domosdoshme ekonomike dhe nga 1 janari 2023 do të paguaj në euro”, theksoi ministri çek i Financave, Zbinek Stanjura, vendi i së cilit kryeson me Ekofinin.

Me këtë Kroacia e përmbushi njërin nga dy qëllimet e ngelura strategjike që t’i bashkohet integrimit më të thellë në BE. Hyrja e dytë është në Zonën Shengen, për të cilën me siguri do të merret vendim në vjeshtë, ndërsa në vitin e dhjetë të anëtarësimit Kroacia mundet në të njëjtën kohë të hyjë edhe në eurozonë edhe në Shengen.