Kroacia tërhoqi nga tregu ëmbëlsirat Kit Kat

TË FUNDIT

Inspektorati shtetëror kroat i tërhoqi nga tregu vaferat Nestle Kit Kat mini për shkak të pranisë së vajrave minerale, njoftoi Agjencia e Bujqësisë dhe Ushqimit. 

Tërhiqet vetëm Nestle Kit Kat Mini 200 g në qese seria 40580734, me afat të kohëzgjatjes prej 01.2025, transmeton Dnevnik.hr.

Prodhues është  Nestle Deutschland AG, Frankfurt, Gjermani, ndërsa shpërndarës për Kroaci është Nestle Adriatic sh.p.k. nga Zagrebi.