Dy rastet e para të mutacionit të koronavirusit, të zbuluar së pari në Afrikën e Jugut, janë regjistruar në Kroaci, ndërsa është vërejtur rritje e konsiderueshme të numrit të njerëzve të infektuar me llojin britanik të virusit, deklaroi epidemiologia Goranka Petroviq.
“Dje I kemi marrë rezultatet nga renditja e mostrave që i kemi dërguar tek Qendra evropiane për kontroll të sëmundjeve. Nga 300 mostrat, rezultatet e të cilave kanë arritur, 60 ishin pozitive për llojin britanik, që është 20 përqind mostra pozitive. Kjo është një përqindje mjaft e lartë. Varianti i Afrikës së Jugut u konfirmua gjithashtu në dy persona që u kthyen nga Afrika, nga Zanzibar”, shpjegoi Petroviq.
