Kroaci, ditë zie për viktimat nga tërmeti

TË FUNDIT

Nga mesnata, në Kroaci është Ditë zie në kujtim të viktimave nga tërmeti që e goditi atë shtet.

Në seancë të mërkurën, Qeveria kroate e shpalli 2 janarin për Ditë zie në Kroaci dhe  hapi llogari për ndihmë të viktimave. Deri tani janë mbledhur 4,7 milion euro, konfirmuan deri te Kryqi i Kuq.

Në tërmetin me intensitet prej 6,2 ballë sipas shkallës Rihter që të martën e goditi rajonin Petrinje, humbën jetën shtatë persona, ndërsa mbi 20 ishin lënduar.

Dëmi material është i madh, ndërsa rikonstruimi do të zgjasë me vite. Praktikisht gjithë qendra e Petrinjës është shkatërruar, ndërsa disa fshatra  të rrethinës pothuajse  më nuk ekzistojnë, publikoi Indeks.

Dëmet janë të mëdha edhe në Sisak, ku spitali lokal është dëmtuar shumë.

Sipas vlerësimeve të para, dëmet janë mbi 2.000 objekte në zhupaninë Sisak-Mosllavina.