Për shkak të krizës ekonomike në vendin e tyre, shumica e vajzave greke të cilat vijnë për të blerë fustanet e tyre të nusërisë në Edirne të Turqisë kthehen pa blerë asnjë gjë.
Në krahasim me vitet e shkuara numri i atyre të cilët vijnë për të blerë në prag të dasmave të tyre ka rënë ndjeshëm.
Edhe pse dëshira e vajzave greke ndaj fustaneve të nuseve në Turqi vazhdon të jetë e madhe, pamundësia ekonomike për shkak të krizëz financiare në Greqi i pengon ata të blejnë fustanin e ëndërrave të tyre. Për shkak të pamundësisë për ti blerë, vajzat greke kërkojnë ti marrin me qera këto fustane por pas përgjigjes negative të tregtarëve turq kthehen duar bosh në vendin e tyre.
Një nga tregtarët e fustaneve të nusërisë dhe pajave të nuseve, Ahmet Moranli thotë për AA se kërkesat dhe dëshira për të blerë një fustan nuserie nga Turqia të vajzave greke vazhdon të jetë e lartë por për shkak të krizës në vendin e tyre mjaftohen me një shikim.
