Kriza energjetike rrezikon ndërmarrjet në Kumanovë! Po përballen me fatura milionëshe të energjisë elektrike

TË FUNDIT

Kriza energjetike në vend ka filluar të pengojë punën e ndërmarrjeve në qytetin e Kumanovës. Ndërmarrja “Pastrim dhe Gjelbërim” ka ndërprerë përkohësisht punën e pishinës së qytetit për shkak faturës e cila mund të arrijë deri në 50 mijë euro, gjë që rrezikon punën e ndërmarrjes e cila si punë kryesore ka mirëmbajtjen e pastërtisë në qytet.

NP “Pastrim-Gjelbërimi” nuk mund t’i paguaj dot çmimet e larta për ngrohjen dhe mirëmbajtjen e pishinës së qytetit. Jemi në një situatë nëse vitin e kaluar llogaria për këtë periudhë ka qenë 10-15 milionë euro, këtë vit vetëm për muajin janar çmimi mund të kaloj mbi 50 mijë euro”, tha Daniel Stojçevski, drejtori i N.P. “Pastrim dhe Gjelbërim”.

Pishina në Kumanovë do të qëndrojë e mbyllur deri në gjetjen e një zgjidhjeje ose deri në uljen e çmimit të rrymës. E nga ana tjetër, edhe ndërmarrja “Ujësjellësi” në Kumanova po përballet me kosto të madhe financiare për shkak të krizës energjetike. Drejtori Oliver Stojmanovski thekson se fatura e rrymës do të jetë për 7 herë më e lartë, ndërsa për muajin janar pritet të arrij deri në 140.000 euro.

 “Fatura e rrymës për muajin shtator në NP “Ujësjellësi” Kumanovë ishte 1 milion e 100 mijë denarë, në nëntor 2 milionë e 100 e 30 mijë denarë tani në janar presim një faturë prej 6 deri në 8 milionë denarë, tha Oliver Stojmanovski, drejtor i N.P. “Ujësjellësi”

Për problemin janë alarmuar institucionet përkatëse, nga ku thuhet se janë në bisedime për të gjetur zgjidhje. Stojmanovski sqaroi se e kanë të vështirë pagesën e rrymës sepse kjo ndërmarrje është nën bllokadë dhe punon me mjete të domosdoshme.

Ky problem mund të çojë në mosfunksionimin e ujësjellësit në qytetin e Kumanovës sepse kemi stacione pompash të cilat operojnë me energji elektrike, ndërkohë faturën prej 8 apo 6 milionë denarë NP “Ujësjellësi” për momentin nuk mund të paguajë.”

Edhe shkollat fillore dhe të mesme në Kumanovë gjithashtu rrezikojnë të mbesin pa rrymë nëse vazhdojnë të bien tenderët për furnizim energji. Kryetarja e Këshillit të Kumanovës, Ivana Gjorgjievska për TV21 sqaroi se situata është shqetësuese dhe se duhet menduar edhe për mënyra alternative për sigurimin e energjisë.

“Tenderët shpallen tek i cili askush nuk paraqitet për shkak mungesës së energjisë elektrike në treg dhe paparashikueshmerisë së çmimit të energjisë. Komuna dhe Këshilli do të veprojnë për të investuar dhe siguruar nga burimet e rinovueshme”, tha Ivana Gjorgjievska, kryetare e Këshillit të Kumanovës.

Ndryshe faturat e larta pritet të ndikojnë në investime, sepse paratë e parapara për investime do të harxhohet për pagesë të rrymës.