Kriza energjetike, Qeveria siguron se nuk do të ketë problem me ngrohjen

TË FUNDIT

Qeveria ka miratuar 1 miliardë e 100 milionë denarë për “EMV-në” për furnizim me energjence para nisjes së sezonit të ngrohjes, kjo në përputhje me vendimin për gjendjen e krizës për furnizim me energji për ngrohje. Në konferencë për media, zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski sot ripërsëriti qëndrimin se qytetarët do të kenë ngrohje të pandërprerë gjatë dimrit.

“Institucionet janë në koordinim të vazhdueshëm që të sigurohen resurset e nevojshme për prodhimin e energjisë për ngrohje me çmime të volitshme, me qëllim që shtëpitë të kenë harxhime sa më të vogla. Në këtë mënyrë do të vijmë në zgjidhjen më të mirë që do të parandalonte nga ndonjë “tronditje çmimesh” dhe shtrenjtim të ngrohjes. Qeveria është e vendosur për ballafaqim me pasojat nga kriza ekonomike dhe energjetike të shkaktuara nga trendet globale“, theksoi Dushko Arsovski, zëdhënës i Qeverisë.