Bojan Stojanovski deputeti I VMRO-DPMNE-së ka akuzuar institucionet qeveritare për jotransparencë në lidhje me dhënien e tenderëve në ELEM të cilët sipas tij tenderët jepen në 4 sy – 4 milion euro. Ai thotë se institucionet përgjegjëse për hetimin e krimit dhe korrupsionit po heshtin dhe as që e mendojnë hapjen e një procedure. Ky reagim vjen pas gjendjes momentale në Termolektrata “Osllome” dhe Manastir nga ku duhet të largohen punëtorë në pushim të detyrueshëm por pa precizuar sa dhe a do të kthehen në vendet e punës apo të shpallen si tepricë teknologjike.
“4 milionë euro para publike nga ELEM janë shpenzuar me kontrata në 4 sy dhe vetëm në një periudhë 6 mujore të këtij viti, nga janari deri në qershor. Dhe gjithë kjo jotransparencë në kompaninë që tani nuk mund të sigurojë energji elektrike të mjaftueshme, që është biznesi i saj kryesor, por blen energji dhjetë herë më shtrenjtë se jashtë. Krahas kësaj, shtrohet pyetja se sa nga këta tenderë kanë përfunduar te Zaevit, të cilin e lexojmë në letrën e Bojan Jovanovskit drejtuar Zoran Zaevit, se ka bërë reket ndaj kompanive që kanë fituar tenderë në TEC?”, tha Bojan Stojanoski, deputet i VMRO-DPMNE-s;.
