Korea e Veriut po përballet me vështirësi furnizimi me ushqime duke rrezikuar vdekjet për shkak të urisë. Ekspertë të ekonomisë thonë se vendi ka goditur pikën e tij më të keqe që nga një zi buke e viteve 1990 e njohur si “Marshi i mundimshëm” ku shkaktoi urinë masive dhe vrau qindra mijëra njerëz.
Të dhënat e tregtisë, imazhet satelitore dhe vlerësimet nga Kombet e Bashkuara dhe autoritetet e Koresë së Jugut deklarojnë se furnizimi me ushqim është “zhytur nën sasinë e nevojshme sa për të përmbushur nevojat minimale njerëzore”, sipas Lucas Rengifo-Keller, një analist kërkimor në Institutin Peterson për Ekonomia Ndërkombëtare.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un mbajti një takim katër-ditor të Partisë së Punëtorëve për të diskutuar një rinovim të sektorit bujqësor të vendit, duke bërë thirrje për një “transformim themelor” në bujqësi, planet ekonomike dhe nevoja për të forcuar kontrollin shtetëror mbi bujqësinë.
Sipas të dhënave të doganave kineze, gjatë vitit 2022, Kina eksportoi zyrtarisht afro 56 milionë kilogramë miell gruri ose maslin dhe 53,280 kg drithëra në Korenë e Veriut.CNN
