Kriza e shkaktuar nga Kovid-19 e rrit varfërinë

TË FUNDIT

Kriza shëndetësore e shkaktuar nga Kovid-19 në suaza botërore, e me këtë edhe te ne në këtë moment është sfida më e madhe me të cilën përballen të gjitha vendet. Krahas sfidave në fushën e shëndetësisë dhe sistemeve shëndetësore, ajo e ka lëkundur ekonominë në mbarë botën, shkaktoi falimentimin e bizneseve, uljen e pagave dhe të ardhurave të qytetarëve në përgjithësi, përjashtime nga puna …

Ekspertët dhe organizata civile janë dakord se ndonëse goditjen e pësojnë një pjesë e madhe e njerëzve dhe kriza i ka varfëruar, madje edhe personat e sëmurë, megjithatë më të prekur janë atë që jetojnë në varfëri ose në rrezik nga varfëria, gjegjësisht janë pjesë e kategorive të rrezikuara. Deri tani, Qeveria ka miratuar katër sete të masave, me të cilat tenton të përballet me pasojat ekonomike nga kriza, por ekspertët dhe sektori civil bëjnë thirrje që të mos ndalet këtu, por të vazhdojë të ndjekë situatën dhe të ndërmerren me kohë masa të reja.

Në vitin 2018 – 21,9 për qind e popullatës në vend ka jetuar në varfëri

Enti Shtetëror i Statistikës vitin e kaluar publikoi të dhëna, sipas të cilave, në vend në vitin 2018 në varfëri kanë jetuar 455 mijë njerëz ose 21,9 për qind e popullatës. Të dhëna të reja për vitin e kaluar nuk ka, por vlerësimet janë se ajo do të lëvizte rreth 19 për qind. Për shkak të krizës së shkaktuar nga virusi korona, kërcënon rreziku nga rritja e numrit të qytetarëve të cilët nuk do të kenë para në të ardhmen, gjegjësisht se numri i të varfërve mund të rritet në rreth 23 për qind të popullatës.

Instituti për hulumtim dhe politika ekonomike Shkup – Finance think, bëri një hulumtim rezultatet e të cilit tregojë se kriza e shkaktuar nga Kovid-19 i ka prekur fuqishëm grupet e qytetarëve me të ardhura të ulëta, të cilët në të shumtën e rasteve punojnë në vendet e punës me paga të ulëta ose janë pjesë e ekonomisë joformale, pranojnë transferime sociale ose reminitenca prej jashtë vendit.

“Analiza jonë tregoi se për shkak të pandemisë, norma e varfërisë relative në vend do të rritet për 1,2 pikë procentuale që do të thotë se edhe 25 mijë persona janë futur në varfëri gjatë krizës së Kovidit. Rezultatet për varfërinë absolute janë brengosëse dhe bëjnë të ditur se për shkak të krizës, edhe 100 mijë persona do të jetojnë me më pak se 5.5 dollar (sipas paritetit të fuqisë blerëse), gjegjësisht 126 denarë në ditë”, shprehen nga Instituti.

Prej atje bëjnë të ditur se masat që i miraton Qeveria kanë potencial të nxjerrin një pjesë të njerëzve nga varfëria, duke theksuar me këtë rast se është e domosdoshme t’i informojë qytetarët për kushtet e përdorimit të ndihmës.

“Njëra prej masave qeveritare të orientuara drejt ruajtjes së standardit jetësor të popullatës më të rrezikuar ishte lehtësimi i kritereve për përvetësimin e ndihmës së garantuar minimale, gjë që sipas hulumtimit tonë ka potencial për të nxjerrë 24 mijë persona nga varfëria ekstreme, gjë që, nga ana tjetër, përkufizohet si jetë me më pak se 1,9 dollarë (44 denarë) në ditë. Deri në korrik të këtij viti, potenciali është shfrytëzuar vetë, 65 për qind, që do të thotë se edhe 9 mijë persona kanë mundësi të hyjnë në sistemin e GMA-së dhe të dalin nga varfëria ekstreme”, shprehen prej atje.

Sipas Institutit nevojitet përpjekje e mëtejshme e Qeverisë për informim përkatës të popullatës për kriteret e reja për përvetësimin e së drejtës për këtë ndihmë. Bartësve të politikave u propozojnë kushte të lehtësuara për përvetësimin e ndihmës së garantuar minimale të vazhdojnë të vlejnë edhe në vitin 2021, dhe të vendoset shtesë kohore e ndihmës së garantuar minimale dhe lehtësim plotësues kohor i kushtit të të ardhurave, në mënyrë që të përfshihen, krahas më të varfërve, edhe një pjesë e shtresave të rrezikuara të popullatës.

Sipas parashikimeve të Bankës Botërore, prej 55.000 deri 130.000 banorë të Maqedonisë për shkak të krizës do të mund të futen në varfëri dhe se kjo shifër varet nga ajo se sa do të zgjasë kriza.

“Para pandemisë, varfëria mes të punësuarve në sektorët më të prekur ishte vetëm 4 për qind, por kjo normë vlerësohet të arrijë rreth 8 për qind në skenarin 1 dhe 15 për qind në skenarin 2. Ndikimi i epidemisë me siguri do të dallojë përmes shpërndarjes së të ardhurave; të ardhurat do të bien për rreth 5 deri 8 për qind te ato në kuintalin më të ulët dhe prej 7 deri 13 për qind ose më shumë te pjesa tjetër e popullatës. Gjithashtu, më shumë se 75 për qind e atyre që me siguri do të bien në varfëri tani nuk janë të mbuluar me asnjë program për mbrojtje sociale”, parashikojnë nga Banka Botërore.

Nga Banka Botërore që në fillim të pandemisë bënin thirrje se autoritetet duhet të krijojnë politika në mënyrë që ta mbrojnë jetesën dhe ta lehtësojnë rikuperimin për punëtorët në sektorin joformal, si dhe në atë formal.

“Minimizimi i mbylljes së ndërmarrjeve dhe humbjes së vendeve të punës është hapi i parë dhe mund të ketë efekte të rëndësishme në derdhje për sektorin joformal si përmes kanaleve të ofertës, ashtu edhe të kërkesës. Këto masa janë të nevojshme edhe që të sigurohet se mbahet nivel minimal i aktivitetit ekonomik ose mund të vazhdojë relativisht shpejtë pasi që të anulohen kufizimet e lëvizjes. Edhe më e rëndësishme, duhet të vendosen përgjigje për mbështetjen e të ardhurave për punëtorët që mund të mos jenë të mbuluar me programet për mbështetjen e ndërmarrjeve meqë ata janë të vetëpunësuar ose punojnë në sektorin joformal. Shembuj për masa të këtilla janë zgjerimi i programit për mbrojtje sociale, programet për punë publike dhe përshtatja e sigurimit në rast të papunësisë”, rekomandoi Banka Botërore.

Drejtori i Zyrës së Bankës Botërore në vend, Masimiliano Paoluçi konsideron se përgjigjja e Qeverisë për përballje me krizën në vend ka qenë me kohë. Përgjigje, shprehet ai, kishte dhe ende ka, por është e qartë se duhet të vazhdojë.

“Në Maqedoninë e Veriut, si edhe në çdo vend ka ndikim nga pandemia në ekonominë dhe ky ndikon varet nga kapaciteti i vendit. Masat më të hershme dhe më të fuqishme do ta ulin ndikimin veçanërisht ndaj më të rrezikuarve. Autoritetet kanë vendosur përgjigje edhe atë përgjigje me kohë në resurse. Ndonjëherë ka prolongime, meqë kishim zgjedhje, të cilat, gjithashtu, kishin ndikim të caktuar në vazhdimësinë dhe në shpejtësinë e dërgimit, por kishte përgjigje dhe ende ka dhe është e qartë se përgjigjja duhet të vazhdojë dhe të përgjigjet se si të vendosen pozicionet ekonomike në mënyrë të qëndrueshme”, shprehet ai.

Shton se masat në këtë moment duhet të jenë qëllimore dhe veçanërisht të merren parasysh kategoritë e rrezikuara. Potenco se duhet të vazhdohet me politikat në të cilat në vend të parë do të vendoset shëndeti, meqë nëse i kushtohet vëmendje shëndetit do të ketë rritje të ndikimit të aspektit ekonomik të pandemisë, këto janë intervenimet nga Qeveria që janë të nevojshme në këtë moment dhe se duhet të fokusohemi në reforma që janë kyçe në mënyrë që të përtërihet, mirëmbahet dhe rritet rritja.

Prej fillimit të krizës së koronës numri i përdoruesve të asistencës sociale është rritur për rreth 4200 persona

Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale shprehen se bashkë me Qeverinë punojnë në mënyrë aktive në zhvendosjen e pasojave të krijuara nga pandemia me Kovid-19 dhe uljen e varfërisë relative dhe absolute, kur e gjithë bota përballet me përjashtim nga puna të punëtorëve.

“Në mënyrë që të arrihet ky qëllim, si zgjidhje ishte miratuar edhe pakoja e katërt e masave ekonomike nga Qeveria, në përputhje me të cilën do të mbështeten kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve, pensionistët me pensione më të ulëta se 15.000 denarë, kërkuesit pasiv të punës, prindërit e vetëm, gratë që merren me bujqësi, punëtorët sezonal, përdoruesit e pensionit shtetëror, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe ndihma për sektorin e gastronomisë, transportin dhe turizmin, si një ndër më të prekurit me pandeminë”, shprehen nga MPPS-ja.

Sipas informacioneve nga Ministria, para krizës në vend ka pasur rreth 27 mijë përdorues të ndihmës së garantuar minimale ose të ashtuquajturës ndihmë sociale. Prej fillimit të krizës deri tani shifra është rritur për rreth 4200 përdorues, gjë që sipas tyre, shkon në favor të faktit se janë lehtësuar kushtet për qasje deri te ndihma, dhe se sistemi i absorbon personat të cilët për shkak të pandemisë janë hasur në situatë më të vështirë.

Biljana Dukovska, kryetare e Platformës së Maqedonisë për luftimin e varfërisë shprehet se shifrat tregojnë qartë se jemi duke u varfëruar, se rriten shifrat e të varfërve, gjegjësisht personave të cilët më parë kanë qenë në rrezik nga varfëria, për shkak të pandemisë, humbje të vendeve të punës dhe të ardhurave në përgjithësi, kalojnë në grupin e të varfërve, për çka, sipas tyre, mes tjerash flet edhe shifra prej 4200 përdoruesve të ri e të ashtuquajturës ndihmë sociale.

Ajo konsideron se është mirë që janë lehtësuar kushtet edhe sistemi t’i absorbojë ata që kanë mbetur pa të ardhura, por bën thirrje që procedura për marrjen e ndihmës të përshpejtohet në mënyrë që të mos ndodhë që personat të mbeten pa mbështetje disa muaj derisa e realizojnë të drejtën. Në mënyrë procedurale sistemi tregon se është i ngathët dhe i ngadalshëm, potencon ajo, dhe nuk lëviz mjaft shpejtë që menjëherë njerëzit të dalin nga gjendja e rëndë. Për ne, shprehet ajo, vërejtja më e madhe është kjo, por edhe kapaciteti i zvogëluar i shërbimeve për punë sociale, meqë ka informacione se nuk është dhënë përgjigje ndaj një numri të madh të kërkesave që janë dorëzuar tashmë.

Sipas Dukovskës, trendi i uljes së varfërisë i vërejtur vitin e kaluar për shkak të ndryshimit të të ardhurave sociale dhe vendosjes së të ardhurave të garantuara minimale dhe të hyrave të tjera të përafërta në të holla dhe me rritjen e të punësuarve, tani për shkak të krizës së shkaktuar nga Kovid-19 sërish e rritë varfërinë.

“Për shkak të krizës së Kovid-19 na ndodhi që një numër i madh i personave të humbin punën, një numër i madh i njerëzve në familjen të mbeten me një pagë, janë ulur pagat dhe ata në esencë një pjesë e madhe nga rreziku prej varfërisë kaluan në varfëri. Këtu është ajo që pakot për mbështetje socio-ekonomike duhej ta bëjnë – të parandalojnë që të mos rritet shifra në varfërinë për shkak se do të ketë 30 për qind të varfër. Masat socio-ekonomike e parandaluan këtë dhe pritet sipas parashikimeve të ekspertëve që ajo të rritet maksimalisht deri në rreth 23 për qind. Por, gjithsesi problematike mbetet ajo që në këtë periudhë rritet numri i të varfërve të punësuar”, tha Dukovska.

Shtrohet edhe pyetja, shprehet ajo, se kur sistemi ekonomik do të forcohet në mënyrë që të mundet ata që kanë rënë në varfëri të punësohen sërish, meqë, siç thekson, gjithsesi paga është më e lartë sesa asistenca sociale.

“Këtu është problemi më i madh. Në esencë shtrohet pyetja se sa Qeveria do të mundet dhe do të dëshirojë t’i vazhdojë masat për mbështetje, për shkak se i ka lënë të gjende vetë dhe të pritet të stabilizohet ekonomia do të ketë rënie serioze poshtë. Rekomandimi ynë është që masat të mos ndalen këtu, duhet doemos të ndiqet gjendja dhe të ndërmerret ajo që është e nevojshme”, potencon Dukovska.

Punëdhënësit bëjnë thirrje për implementim më të shpejtë të setit të fundit të masave

Punëdhënësit konsiderojnë se masat nga seti i fundit duhet të implementohen më shpejtë dhe se në të kundërtën do të vihen në pikëpyetje do të viheshin së paku 15.000 vende të punës veçanërisht në industrinë e përpunimit. Prandaj, bëjnë thirrje që rebalanci i Buxhetit të miratohet sa më shpejtë, meqë siç shprehet kryetari i Organizatë së Punëdhënësve, Angell Dimitrov në të janë parashikuar mjete për subvencione të pagave të punëtorëve për tetor, nëntor dhe dhjetor.

“Afati përfundimtar për ne është fundi i tetorit ose më së voni deri më 10 nëntor, kur tashmë bëhet paga e tetorit. Prandaj, partitë ta lënë politikën anash dhe të fillojnë të mendojnë për ekonominë, e cila me shpirt e pret ndihmën e shtetit”, shprehet Dimitrovi.

Gjithë kjo mund të rezultojë me ulje të vëllimit të punës, e me këtë edhe uljen e vendeve të punës, gjegjësisht përjashtim të punëtorëve nga puna, me çka rritet edhe rreziku që gjithnjë e më shumë njerëz të futen në varfëri.

Njëqind e pesëdhjetë e një mijë e 359 persona të papunë janë regjistruar në Agjencinë e Punësimit në fund të shtatorit të vitit 2020. Në evidencën e të papunëve, sipas të dhënave të publikuara prej fillimit të krizës së kovidit numri i të papunëve është më i madh për 43 627 persona.

Nga Agjencia sqarojnë se me gjendjen e 30 shtatorit të vitit 2020 janë evidentuar 14819 persona të papunë në bazë të të ardhurave nga marrëdhënia e punës për të cilat pushimi, gjegjësisht shlyerja nga sigurimi i detyrueshëm social është regjistruar në periudhën pas 11 marsit të vitit 2020, gjegjësisht periudhës së krizës së shkaktuar nga Kovid-19.

Në mars kur filloi kriza e kovidit në evidencën e Agjencisë janë regjistruar 107732 persona të papunë persona, në prill ky numër është rritur në 114762 persona, në maj në 121187 persona, në qershor 133455 persona, në korrik në 141777 persona, në gusht arrin në 144759 persona të papunë dhe në shtator 151359 persona.