Krivokapiq: Mali i Zi do të bëhet me Qeveri deri më 10 apo 11 nëntor

TË FUNDIT

Mandatari për kryeministër të Malit të Zi, Zdravko Krivokaiq sot paralajmëroi se qeveria e re do të formohet deri më 10 apo 11 nëntor.

“Nuk kemi shumë kohë dhe duhet të formojmë qeveri të re deri më  datën 10 apo 11 nëntor që të përballemi me shumë probleme”, deklaroi Krivokapiq për TV Përva.

Ai përsëriti se do të ketë ekspertë në pozicione kryesore në qeveri, si dhe disa politikanë.

“Në mjedisin tonë është e pamundur që qeveria të jetë plotësisht me ekspertë, por politikanët të cilët hyjnë në qeveri do të duhet të tregojnë profesionalizëm  në dikasteret që i udhëheqin”, tha Krivokaiqi.