Kritika nga Zyra e KB-së për Trampin për shkak të faljes së të dënuarve për masakrën në Bagdad

TË FUNDIT

Zyra e KB-së për të Drejtat e Njeriut kumtoi se është thellësisht e shqetësuar për vendimin e Presidentit amerikan në largim, Donald Tramp për të falur katër ish-ushtarë të dënuar për masakrën në Bagdad në të cilën u vranë 17 civilë irakianë.

Tramp amniston 15 të dënuar të martën, përfshirë katër anëtarë të “Blekvoter” që punuan për Departamentin e Shtetit me marrëveshje. Mbështetësit e anëtarëve të dënuar të “Blekvoter” kanë kërkuar që ata të falen, duke thënë se ata janë dënuar më ashpër sesa meritojnë.

Megjithatë, zëdhënësja e Zyrës së KB-së për të Drejtat eNnjeriut, Marta Hurtado mbrëmë deklaroi se ata janë dënuar prej 12 vjet deri në burgim të përjetshëm, përfshirë edhe vrasje të shkallës së parë dhe se falja e tyre “do të kontribuojë në mosndëshkim dhe do të ketë efekt t’i inkurajojë të tjerët të kryejnë krime të tilla në të ardhmen”.

“Viktimat e shkeljeve serioze të të drejtave të njeriut dhe shkeljet serioze të ligjit ndërkombëtar humanitar gjithashtu kanë të drejtë për kompensim, i cili përfshin të drejtën për t’i parë autorët si e vuajnë dënimin proporcionalisht me seriozitetin e veprimeve të tyre,” tha Hurtado.

Katër burra, veteranë të luftës të cilët kanë punuar në Departamentin e Shtetit, hapën zjarr në Sheshin Nisor të Bagdadit në shtator 2007, duke shoqëruar një konvoj të Ambasadës amerikane në Irak. U vranë 17 civilë dhe 20 u plagosën.

Paditesit pretendojnë se konvoji i armatosur rëndë i “Blekvoter” nisi një sulm të paprovokuar.