Kritika ndaj zyrtarit të ekipit brazilian, me forcë e hodhi macen nga tavolina gjatë konferencës së Viniciusit

TË FUNDIT

Zyrtari për media i Brazilit është kritikuar ashpër nga Njerëzit për Trajtim Etik të Kafshëve (PETA) për shkak të mënyrës se si e trajtoi një mace gjatë konferencës për media të Vinicius Juniorit.

Një mace u hodh mbi tavolinën e konferencës derisa sulmuesi 22-vjeçar po fliste para gazetarëve në Kupën e Botës 2022 në Katar.

Vinicius e ndali fjalimin dhe qeshi me zë të lartë derisa macja e rehatoi veten mbi tavolinë. Ylli i Real Madridit e vazhdoi konferencën për media sikur asgjë nuk kishte ndodhur.

Por njeriut të vetëm që nuk i pëlqeu aspak kjo gjendje ishte zyrtari për media i Brazilit.

Ai filloi ta ledhatonte macen në shenjë dashurie, para se ta kapte me të dy duart në lëkurën e shpinës dhe ta hidhte poshtë në dysheme.

Fatmirësisht, macja ra me këmbë dhe u largua pa ndonjë dëmtim.

PETA reagoi menjëherë pasi e ka këtë video, e cila e ka bërë xhiron e botës në rrjetet sociale.

Kjo organizatë e ka kritikuar ashpër zyrtarin brazilian duke e quajtur veprimin e tij të vrazhdët dhe të pasjellshëm.

“Çfarë telashi ka ky njeri? Herën tjetër kur të takohet me një mace, ai duhet të qesh si ylli i Brazilit Vinicius në vend se të jetë i vrazhdët dhe i pasjellshëm”, shkroi PETA në Twitter.