Kristiano Ronaldo u bë golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit

TË FUNDIT

Sulmuesi i Juventusit, Kristiano Ronaldo mbrëmë shënoi gol kundër Napolit (2: 0) në Super kupën e Italisë. Ky gol ishte i 760-ti për portugezin në ndeshjet zyrtare për klube dhe reprezetacionin e Portugalisë. Kështu, Ronaldo e theu rekordin botëror për çekun Zhozef Bikan, i cili e goditi rrjetën e kundërshtarëve 759 herë nga viti 1931 deri në vitin 1955.

Kryetari i Federatës Portugeze të Futbollit (FPF), Fernando Gomesh ia uroi rekordin drejtuesit të ekipit kombëtar.

“Unë e përgëzoj përzemërsisht Kristianon për fitoren e Super Kupës së Italisë dhe për rekordin e ri. Një karrierë plot suksese, tituj, nderime dhe dekorata. Vetëm një lojtar i shkëlqyeshëm si ti mund ta bëjë këtë. Urime, kapiten”, shkroi Gomesh në ueb faqen e FPF-së.

Në dhjetor, sulmuesi portugez e arriti legjendarin brazilian Pele (757 gola).