Krishtlindje të pazakonta me orë policore

TË FUNDIT

Besimtarët e krishterë, ata ortodoksë dhe katolikë, kremtojnë sot Krishtlindjen, një prej datave më të rëndësishme të kalendarit të tyre fetar.

Mesha e Krishtlindjes për shkak të masave të reja të pandemisë u mbajt në orën 18:00 në Katedralen e Shën Palit dhe 18:30 në Dioqezat e tjera, kështu qytetarët do të kenë mundësi që të kthehen në shtëpi para orës së re policore 20:30.Mesha e Krishtlindjes në Katedralen e Shën Palit në Tiranë është drejtuar nga imzot Frendo. Ky i fundit tha se festës së Krishtlindjes nuk i shuhet shkëlqimi, edhe pse jemi në kohë pandemie.