Krimet e luftës në Ukrainë, OKB: Ende nuk kemi prova të qarta

TË FUNDIT

Pasi ka vizituar lokalitete të ndryshme të Ukrainës, komisioni i OKB-së që po heton shkeljen e të drejtave të njeriut pas pushtimit rus ka deklaruar se ka të dhëna serioze për abuzime, por jo prova.

“Në këtë fazë nuk jemi në pozicionin ku mund të bëjmë konstatime faktike, apo të deklarohemi për përcaktimin ligjor të ngjarjeve”, tha Erik Mose, kryetar i komisionit hetimor të OKB-së.

Informacioni i mbledhur nga lokalitete si Buça, ku u zbuluan varre të shumta masive, mbështet ekzistencën e shkeljeve serioze, që mund të ngrihen në nivelin e krimeve të luftës dhe kundër njerëzimit.