Kreu i PDSH-së Thaçi synon postin e zëvendëskryeministrit si dhe parlament dydhomësh deri në fund të mandatit

Must Read

Kontrolle parandaluese falas me rastin e Ditës botërore të zemrës

Në organizim të Institutit të Shëndetit Publik sot do të organizohen disa aktivitete për ngritjen e vetëdijes...

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa

GJENDJA:  Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. FREKUENTIM: Intensiteti i...

Amy Coney Barrett e nominuar nga Trump për Gjykatën e Lartë

Presidenti amerikan, Donald Trump thuhet se do të nominojë Amy Coney Barrett, një të preferuar të konservatorëve...
- Advertisement -

Në Sheshin “Iliria”, para selisë së partisë në Tetovë, Partia Demokratike Shqiptare shpalosi platformën dhe ofertën e saj për zgjedhjet parlamentare 2020.

Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi, që synon të jetë zëvendëskryeministër në Qeverinë e ardhshme, tha se ky kandidim nuk është ide individuale, projekt apo qëllim individual.

- Advertisement -

“Kryetari i PDSH-së që do të jetë zëvendëskryeministër i Maqedonisë dhe kryeministër i shqiptarëve nuk pretendon se është i gjithëditur dhe super i formuar, por ajo që dua të them është se këta njerëz që i shihni këtu dhe me mijëra profesionistë të tjerë që unë do t’i emëroj nëpër poste drejtuese të isnittucioneve të shtetin do të jenë ata që do të më ndihmojnë e në momente të caktuara të më përmirësojnë në aspektin profesional” u shpreh Thaçi, raporton tv21.tv

Ai i luti shqiptarët e Maqedonisë, që të hapin dyert sepse, siç u shpreh, “vera filloi të vijë nga dera”, slogan ky i PDSH-së për këto zgjedhje parlamentare. Ai madje tha se fitorja e PDSH-së nuk ka kuptim nëse nuk humb Ali Ahmeti dhe BDI-ja, të cilët i konsideron si “përgjegjës për gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve të Maqedonisë”.

- Advertisement -

Duke folur për platformën e PDSH-së për qeverisjen 2020/2024, Thaçi tha se baza e saj është insistimi i PDSH-së që në Maqedoni të praktikohet demokracia konsensuale. Tha se pozita e tij si zëvendëskryeministër do të jetë garancë e vetos së shqiptarëve në përfaqësimin e drejtë dhe proporcional dhe ndarjen e drejtë të buxhetit.

“Fundi i mandatit ishalla na gjen me parlament dydhomësh, ku dhoma e nacionaliteteve apo e kombete, senati i ri që do të krijohet në Maqedoni, mekanizmin e votës do ta ketë koncensus të përgjithshëm” tha Thaçi.

- Advertisement -

Kreu i PDSH-së po ashtu foli edhe për planin urgjent të partisë së tij nëse vijnë në pushtet. Premtoi se 30 ditë pasi ta marrë postin, do të jetë i fokusuar 24/7 për përmirësimin e intitucioneve shëndetësore ku jetojnë shqiptarët. Premtoi po ashtu se do të kërkojë nga Qeveria të investojë mbi 100 milion euro brenda muajit për ta përmirësuar gjendjen në Spitalin klinik të Tetovës.

Me të fituar zgjedhjet, Thaçi tha se do të ketë “2 orë festë dhe 4 vite xhehnem, ferr për të dhe PDSH-në, me qëllimin që jetët e shqiptarëve të Maqedonisë t’i ngjajë xhehnetit”.

Para se kreu i partisë të thotë këto, paraprakisht folën kandidatët e PDSH-së për deputetë të cilët prezantuan planin e partisë në fusha të ndryshme.

Bartësi i listët në njësinë zgjedhore 3, Sami Rushiti, foli për planin e PDSH-së për ekonominë.

“PDSH vlerëson se shqiptarët janë aset ekonomik pa të cilën Maqedona e Veriut nuk bën dot. Dallimet në zhvillimin mes  rajoneve me shumicë shqiptare dhe atyre me shumicë maqedonase nxjerirn në pah evidencën e pabarazisë ekonomike andaj pdsh kërkon ta largojë këtë fenomen duke e vendosur në vijë vendosur politikën ekonomike, eleminimin e diskriminimit ekonomik të shqiptarëve, me ndarje proporcionale të buxhetit dhe veton e zëvendëskryeministrit shqiptar” tha Rushiti duke përmendur edhe disa kërkesa të tjera të PDSH-së për fushën e ekonomisë dhe të tjera.

Orhan Ibrahimi, po ashtu kandidat në njësinë zgjedhore numër 2, foli për mbrojtjen sociale, ndërsa sistemin aktual të politkave sociale e quajti të pareformuar sipas kerkesave te BE-së. Tha se mungesa e mbrojtjes së plotë sociale në Republikën e Maqedonisë së Veriut është pasojë e diskriminimit të bërë përmes politikave qeveritare në të kaluarën dhe aktualisht në të gjitha fushat. Sipas Ibrahimit pasojat e politikave të mbrapshta vërehen në të gjitha institucionet sociale siç janë qendra e punës sociale, agjencia e punësimit, fondi pensional, kopshtet për fëmijë e të tjera. Premtoi se PDSH do të angazhohet për përmirësimin e gjendjes sociale tek të gjtha kategoritë, siç janë çiftet dhe familjet me probleme ekonomike, të moshuarit e personat me nevoja të veçanta duke lehtësuar procedurat e marrjes së ndihmave ekonomike.

“Programi i PDSH-së do të ndjekë synime strategjike për reformimin e sistemit aktual të politikës sociale duke mundësuar afrimin e institucioneve sociale më pranë qytetarëve, kjo nënkupton ngritjen e institucioneve përkatëse që do ti plotësojnë nevojat e qytetarëve në raport me sigurimin e tyre social sipas nevojave dhe aftësive të tyre” tha Ibrahimi, raporton TV21.

Për synimet e PDSH-së në fushën e shëndetësisë foli Arben Demiri, kandidat për deputet në njësinë e 6 zgjedhore. U zotua për reforma në fushën e shëndetësisë dhe për mbrojtje shëndetësore të shqiptarëve në Maqedonine e Veriut, duket sjellë sistem më të avancuar të mbrojtes shëndetësore me cilësi më të lartë për të plotësur nevojat e qytetarëve.

“PDSH në kuadër të shëndetësisë primare do të ngritë nivelin e shërbimit të ofruara nga programet aktuale për mbrojtje të aktive shëndetësore dhe do të përkrahë shëndetësinë primare. Mbrojtja shëndetësore sekondare dhe terciale – PDSH do të infektojnë në rikonstruimin, ndërtimin e objekteve shëndetësore dhe spitaleve në pjesën Veriperëndimore të shtetit” tha Demiri duke përmendur edhe disa synime të tjera që PDSH ka për fushën e shëndetësisë” u shpreh Demiri.

Bartësi i njësisë zgjedhore numër 5, Vasfi Doko, tregoi qëllimet dhe synimet e PDSH-së për turizmin, ekologjinë dhe pushtetin lokal, për të cilin tha se shpërndarja e mjete buxhetore realizohet në mënyrë të padrtrejtë në dëm të komunave me shumicë shqiptare apo kretësisht etnike shqiptare.

“PDSH në vazhdimësi ka reaguar për këtë padrejtësi dhe në këtë platformë parasheh përmirësimin e kësaj padrejtësie. Me pozitën e zëvendëskryeministrit shqiptar, me të drejtë të vetos në vendimmarrje, buxhetet e komunave do të ndahen në mënyrë të drejtë dhe pa diskriminim. Me përgatitjen e ligjit të ri për organizim territorial, me decentralizimin fiskal nga 3% i TVSH-së që tash u kthehet komunave, përqindja do të rritet në minimum 10%” tha Doko, duke premtuar edhe angazhim të partisë së tij për mjedis të shëndosh jetësor me standarde evropiane.

Për sferën e infrastrukturës, foli Zemri Asani, kandidat për deputet në zonën zgjedhore  6. Ai tha se instastruktura në rajonet shqiptare ëshë e lënë pas dore. Premtoi angazhim me 35% të mjeteve buxhetore për investime kapitale në vendbanimet shqiptare. Foli edhe për synimin e PDSH-së për vazhdimin e ndërtimit të korridorit 8, ndërtimin e hekururdhës nga Kërçova deri në kufirin me Shqiperinë, gasifikimin e rajoneve shqiptare, ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren si dhe ndërtimin e sistemeve ujësjellëse në disa vendbanime shqiptare si Likovë, Veles, Derven, Zhelinë e të tjera.

Kandidatja për deputete në njësinë zgjedhore 5, Astrite Kaba, tregoi për planin e PDSH-së për arsmin, raporton TV21. Ajo se synojnë që në periudhën 2020-2024 të harmonizojnë ligjet e vendit tonë me ato tl shteteve të BE-së në fushën e arsimit me qëllim përafrimin me standardet evropiane dhe diploma të pranuehsm në BE. U zotua për arsim cilësor në institucionet parashkollore, akses për fëmijët me aftësi të kufizuara, modele bashkëkohore të mesimdhënies, tekste shkollore sipas trendeve bashkëkohore dhe autonomi e universiteteve, përfshirë autonominë financirae në bazë të numrit të studentëve.

Nënkryetari i PDSH-së, Frymëzim Dauti, kandidat për deputet në njësinë 6, foli për synimet e partisë së tij në fushën e politikave të jashtme dhe integrimeve evropiane.

“Aktualisht sfida e radhës është Bashimi Evropian që kërkon përmbushje të kritereve për anëtarësim. Besojmë se së bashku do ta arrojmë edhe këtë qëllim, siç u arrit anënarësimi në NATO” tha Dauti.

Ndërkaq, bartësi i listës për deputet në zonën 1, Nimetulla Demiri, foli për planet e PDSH-së për rininë dhe sportin. Tha se objektivi i PDSH-së për rininë është mbështetje e të rinjve në tregun e punës, bursa për trajnime ndërkombëtare për studentët e dalluar dhe subvencionime për hapjen e biznese nga të rinjtë deri në 10 mijë euro.

Kreu i PDSH-së, para prezentimit të platformës së partisë për zgjedhjet parlamentare 2020, bëri homazhe te varri i Arbën Xhaferit./TV21

Gepostet von TV21 am Mittwoch, 24. Juni 2020
- Advertisement -

Kontrolle parandaluese falas me rastin e Ditës botërore të zemrës

Në organizim të Institutit të Shëndetit Publik sot do të organizohen disa aktivitete për ngritjen e vetëdijes te popullata në përgjithësi për...

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa

GJENDJA:  Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. FREKUENTIM: Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë...

Amy Coney Barrett e nominuar nga Trump për Gjykatën e Lartë

Presidenti amerikan, Donald Trump thuhet se do të nominojë Amy Coney Barrett, një të preferuar të konservatorëve socialë, për të qenë në...

Arratiset nga salla e gjyqit, polici “fluturon” poshtë shkallëve

Një i pandehur në Ohajo bëri një arratisje të guximshme nga salla e gjyqit ndërsa u dënua për një vepër të drogës....

Presidenti slloven Borut Pahor sot viziton Ohërin

Në kuadër të vizitës dyditore zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor sot do të...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -