Kreu i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, Sulejman Rexhepi, pasi fali namazin e Fitër Bajramit në xhaminë “Mustafa Pasha” në Shkup, uroi besimtarët për festën dhe gjithashtu falënderoi qeverinë, apo siç tha, strukturën administrativo-politike të vendit, që pati diti të vlerësojë dhe myslimanët e nuk i pengoi nga manifestimi i Fitër Bajramit.
“Thonë se zullumi nuk ka karar, me pas qenë ky pushtet dhe kjo strukturë administrativo-politike e orientuar për të bërë dëm, me siguri se do të kishte pas mundësi të bëjë dëm por në të gjithë së bashku të keqen e kemi luftuar prandaj i përcjellim edhe një falënderim, sensit, mirëkuptimit, tolerancës dhe asaj që i thonë, funksionimi të shtetit juridik. Dhashë Zoti pa shtet juridik asnjëherë të mos e lërë pa shtet juridik sepse vetëm aty e shohim progresin dhe përparimin” u shpreh kryetari i BFI-së./TV21