Bankat e mëdha po i shterin limitet nga paratë hungareze që u janë përcaktuar nga Banka zhvillimore për kreditimin e kompanive private. Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, thotë se edhe pse çdo kompani mund të konkurrojë për një pjesë prej 250 milionë eurot, megjithatë për momentin numri më i madh që aplikojnë për huamarrje janë kompanitë e prodhimit.
“Prioritet i japin prodhimit, por ka edhe kompani tjera të interesuara, në aspekt të asaj se kishte nga tregtia. Obligim dhe detyrë e imja nuk është që t’i pyes për cilat kompani dhe thamë se kjo është obligim i bankave që në të njëjtën kohë e ndërmarrin rrezikun… Interesi ynë si Ministri e financave ishte që të pyesim nëse kompanitë janë të interesuara. Në përgjithësi nëse kemi kompani të prodhimit për shkak se e dini se edhe vetë se fokusi, para së gjithash, i Ministrisë së Financave prioritet duhet të jenë kompanitë prodhuese, na konfirmuan se është ashtu…”, tha Gordana Dimitrievska Koçoska – ministre e Financave.
Informacione të detajuara për kreditë duhet të kumtojë Banka Zhvillimore. Nga Lidhja e Odave ekonomike thonë se bankat kanë punuar në përgatitjen e aplikimeve që para nënshkrimit të dokumenteve zyrtare dhe se po bisedojnë me klientë potencial dhe se tashmë kanë aplikime të caktuara të përgatitura në raport të asaj se a do të jenë kompani prodhuese apo tregtare.
“Në mënyrë definitive mund të aplikojnë të gjithë kompanitë, megjithatë qëllimi i kredive të tilla është në përgjithësi për mjete të përhershme, d.m.th. mjete themelore, siç janë objektet, linjat e prodhimit”, tha Trajan Angelloski – Kryetar i Lidhjes së Odave Ekonomike.
Kushtet për përdorimin e kredisë hungareze janë: Shuma e kredisë është maksimal deri në 10 milionë euro, norma e interesit prej 1.95%, fikse për gjithë periudhën e pagesës, afati i kthimit deri në 15 vjet dhe periudhë grejs deri në tre vjet para fillimit të pagesës. Kompanitë kushtëzohen për pjesëmarrje të tyre dhe duhet të sigurojnë së paku 20% nga investimi i përgjithshëm si mjete vetanake. Për shembull, për projekt prej 10 milionë eurove, kompanitë duhet të sigurojnë 2 milionë euro, ndërsa kredia do të mbulojë deri në 8 milionë euro.