Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëjnë të ditur se pjesëmarrja e qytetarëve në procesin e sotëm zgjedhor është 46,96%.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka në konferencën e katër për media, tha se procesi zgjedhor në përgjithësi ka shkuar në mënyrë të qetë pa ndonjë incident.
“Të gjitha vendvotimet janë mbyllur. Sipas të dhënave preliminare numri i qytetarëve që kanë shfrytëzuar të drejtën për të votuar është 46,96% apo 832 mijë e 468”, deklaroi Valdete Daka – Kryetare e KQZ-së.
