Inciativa globale “Kovaks” e nisur bashkërisht nga OBSH-ja dhe Aleanca për vaksina (GAVI), ka tejkaluar qëllimin e saj për të mbledhur më shumë se 2 miliardë dollarë për të blerë dhe shpërndarë vaksinat kundër Kovid-19 në vendet e varfra, por thekson se ende mungojnë mjete.
Deri më tani, gjithsej 184 vende po marrin pjesë në instrumentin “Kovaks” nga të cilat 92 janë vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme, të kualifikuar për qasje në vaksinat kundër Kovid-19 në korniza të ashtuquajturës “Angazhimi për avancimin e tregut” (AMC).
Financimi për AMC-në do t’i mundësojë Kovaksit të blejë miliarda doza fillestare të vaksinave për 92 vende që nuk mund t’i blejnë ato.
“Dhe vendet dhe individët në të gjithë botën kanë futur duart thellë në xhepat e tyre dhe na kanë ndihmuar të arrijmë qëllimin tonë”, theksoi shefi i GAVI-t, Set Berkli. Sidoqoftë, ai gjithashtu paralajmëroi se ata kishin nevojë urgjente për trajtim dhe diagnozë.
Deri në fund të vitit 2021, atyre u duhen 5,3 miliardë dollarë shtesë për diagnostikim dhe 6,1 miliardë dollarë për procedurat terapeutike. Ata kanë nevojë për 5 miliardë dollarë të tjerë në vitin 2021 për të marrë doza të vaksinës kundër Kovid-19.
