Kovaçevski takon Micotakisin! Kriza energjetike në fokus të takimit të dy delegacioneve qeveritare

TË FUNDIT

Ballafaqimi me krizën energjetike ishte tema kyçe e takimit të kryeministrit Dimitar Kovaçevski me homologun e tij grek Kirijakos Micotakis. Delegacione të dy qeverive u takuan në Athinë diskutuan dhe lidhën marrëveshje që furnizimi me thëngjill dhe linjit që vjen nga minierat e Greqisë do të zhvillohet pa ndërprerje gjatë gjithë tremujorit të fundit të këtij viti dhe tremujorin e parë të vitit të ardhshëm. Kjo do të mundësojë që kapacitetet prodhuese në “TEC Manasitr” dhe “TEC Osllome” të mos kenë asnjë ndërprerje. Marrëveshja e dytë që u arrit është furnizimi i pandërprerë me mazut si edhe deri më tani e cila do të bënte që “TEC Negotina” të funksionojë pa ndërprerje.

 “Ishte e rëndësishme që të merremi vesh duke pasur parasysh sepse tashmë po paraqiten mungesa të energjencave dhe energjisë elektrike në të gjithë Europën dhe të sigurojmë furnizim të pandërprerë me këto energjenca dhe nëse bëhet çfarëdo qoftë kufizimi i importi, u morëm vesh që një kufizim i tillë nuk do të vlejë për RMV-në”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër i RMV-së.

Një çështje tjetër për të cilën është biseduar në takimin e dy qeverive janë projektet për transformimin energjetik, siç është ndërtimi i përcjellësit të gazit që nga Greqia vjen në Maqedoninë e Veriut, për të cilën siç tha kryeministri, tashmë ka nisur procedura për “testin e tregut” përmes së cilës pritet të shihet efikasiteti i kostos. Kovaçevski tregoi se tashmë ka oferta për blerje të kapaciteteve në këtë gaz përcjellës dhe nëse gjithçka rrjedh sipas planit do të duhet që ndërtimi të fillojë në fund të vitit.

 “Investimi i dytë i paralajmëruar nga investitorët grekë është centrali i madh i gazit me kapacitet deri në 200 megavat, të cilën ata shprehën dëshirë ta ndërtojnë në RMV, tashmë kanë nisur analizat dhe sapo të përfundojnë do të mund që ky investim i madh të prezantohet në Qeveri dhe në Kuvend si investim strategjik e cila duhet të sigurojë sasi shtesë të energjisë elektrike për RMV-në dhe rajonin”, Dimitar Kovaçevski, kryeministër i RMV-së.

Para takimit, kryeministri grek Kirijakos Micotakis e siguroi Kovaçevskin për mbështetjen e Greqisë ndaj Maqedonisë së Veriut kur bëhen fjalë për sfidat energjetike.

 “Kuptohet që është në interes të dy vendeve të promovojnë investimet nga kompanitë greke në Maqedoninë e Veriut dhe të për të lidhur infrastrukturën në atë mënyrë sa do ta rriste lidhjet energjetike mes dy shteteve”, tha Kirijakos Micotakis, kryeministër i Greqisë.

Po ashtu është folur edhe për projektin e Çebren për të cilën ofertë ka një kompani greke, e nëse procedurat e parapara kalojnë në institucionet e parapara, Kovaçevski tha se mund të pritet që deri në fund të vitit të nënshkruhet marrëveshja.