Kryeministri Dimitar Kovaçevski u takua me përfaqësues të komunitetit të biznesit amerikan, të cilët janë të interesuar të investojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Siç kumtoi shërbimi i qeverisë për media, delegacionin e afaristëve amerikanë e udhëhiqte Erik Mejer, zëvendës shef i misionit në Ambasadën Amerikane në Shkup dhe përfaqësues special nga Stejt Departamenti. Temë e bisedës në takimin e sotëm ishin kushtet për investim në vend, veçanërisht në fushën e energjisë së gjelbër, si dhe përfitimet që vendi ua ofron investitorëve. Kovaçevski i informoi të pranishmit se sipas legjislacionit aktual, mbështetja e përgjithshme financiare që mund të paguhet nuk mund të kalojë 50% të lartësisë së shumës së realizuar të arsyetuar të shpenzimeve për investim. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga Eksim Bank, Fondi energjetik i inovacioneve Bezos Enerxhi, Simens Enerxhi, nënkryetari i Asociacionit Amerikan të Biznesit të Evropës Qendrore dhe të tjerë.
