Kryeministri Dimitar Kovaçevski me lëvdata për drejtoreshën e Fondin për sigurim shëndetësor dhe të punësuarit, që sipas tij, në mënyrë të palodhshme kanë punuar dhe arritën që për 14 ditë të zgjidhin problemin me sulmin kibernetik. Fjalë miradije pati posaçërisht për përpjekjet e inxhinierëve, para së gjithash inxhinierit kryesor për të cilin paralajmëroi se do të shpërblehet për gjithçka që ka bërë për ta zgjidhur problemin me sistemin e hakuar.
“Dua t’i falënderoj inxhinierët që punuan atje. Do t’ju them një informacion, inxhinieri kryesor i cili punonte në këtë problem, për shkak të lodhjes, se punonte 24 orë, tani është në pushim mjekësor. Për një nga çmimet e ardhshme që i jep shteti, do të propozoj një prej inxhinierëve që punojnë në ballafaqimin me sulmet kibernetike, të dekorohet me çmim shtetëror në emër të të gjithë inxhinierëve të cilët në këtë periudhë punojnë në pengimin dhe heqjen e pasojave nga sulmet kibernetike”, u shpreh Kovaçevski.
Nga VMRO-DPMNE kërkojnë shkarkim të drejtorit të përgjithshëm të Fondit i cili gjatë sulmit kibernetik të sistemit, ishte në pushim vjetor.
“Kovaçevski në vend që të shpërndaje shpërblime, le të kërkojë dorëheqje nga drejtori i FSShM-së, Faton Ahmeti i cili ishte në pushim vjetor duke qenë në vizitë partiake të SHBA-ve derisa institucioni që po e udhëheq kishte sistem të hakuar dhe mbizotëronte pasiguri nëse të dhënat e qytetarëve do të mund të kthehen”, tha Marija Miteva, zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së.
Përveç sistemit të hakuar të Fondit, çdo ditë po ballafaqohemi me kërcënime për bomba të vendosura, që kohëve të fundit janë shumë të shpeshta sidomos në shkolla. Edhe sot në adresat elektronike të 18 shkollave në Shkup dhe 1 në Prilep u dërguan denoncime për bomba të vendosura. Nga MPB-ja njoftuan se janë kryer të gjitha kontrollet e nevojshme dhe u caktua se bëhet fjalë për denoncime të rrejshme. Kryeministri Kovaçevski tha se është i dyshimtë fakti që edhe pse u ndryshuan e-mailet e shkollave, përsëri arrijnë denoncime.
“Kas hetim për denoncimet për bomba të vendosura. Ky hetim që e zbaton MPB-ja tregon të dhëna fillestare interesante që nuk mund t’i komentoj për shkak se janë pjesë e hetimit. Edhe pse u ndryshuam e-mailet e shkollave, dhe tani janë vendosur në një server të mbrojtur të MASH-it, si është e mundur që pas ndryshimit të e-mail adresave, të njëjtat menjëherë t’i kenë denoncuesit e bombave të rrejshme”, tha Kovaçevski.
Kovaçevski njoftoi se në vendin tonë së shpejti do të vijë ndihmës sekretari i përgjithshëm i NATO-s me të cilin do të flitet edhe për sulmet kibernetike.
