Kovaçevski propozon tre zëvendësministra nga radhët e LSDM-së

TË FUNDIT

Filip Nikollovski të emërohet për zëvendësministër i Financave, Vlladimir Rendevski për zëvendësministër të Shëndetësisë, kurse Aleksandar Bajdevski për zëvendësministër të Shoqërisë Informatike dhe Administratarë.

Këta janë propozimet e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë për zëvendësministra, e që kanë marrë dritë jeshile dhe nga lideri i partisë, njëherit kryeministër i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, transmeton TV21.

Vendimet u morën në mbledhjen Bordin Qendror të LSDM i cili u mbajt online.

Siç kanë njoftuar nga LSDM, Kovaçevski është autorizuar nga partia që të bisedojë edhe me partnerët e tjerë të koalicionit qeverisës për emërimin e zëvendësministrave të tjerë, me qëllim të plotësimit të eshalonit të dytë të Qeverisë.