Kovaçevski: Po planifikohet një paketë e re masash, ja për kë janë të destinuara

TË FUNDIT


Kryeministri Dimitar Kovaçevski, i ftuar në emisionin “Click Plus” në TV21, tha se në negociatat me odat ekonomike po planifikojnë masa të reja në ndihmë të ekonomisë dhe qytetarëve.

“Po planifikohet një paketë masash që i referohet së pari sigurimit të energjisë elektrike në kushte të favorshme ose subvencionimit të çmimit të energjisë elektrike në një sasi të caktuar që do të sillte sasinë totale të energjisë elektrike që ata paguajnë në nivel që mund të sigurojë zhvillimin normal, proceset e tyre prodhuese apo shërbimore”, tha Kovaçevski.