Mandatari për formimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski konsideron se Qeveria shpejt reagoi dhe parandaloi rritjen shok të çmimit të rrymës elektrike.
Ai premton se nuk do të ketë reduktime.
“Reagimi i shpejtë i Qeverisë dhe mobilizimi i të gjitha kapaciteteve vendore për prodhim të energjisë elektrike kontribuuan deri te ajo që të parandalohet rritja shok për qytetarët. Rritja e çmimit të energjisë elektrike për vitin e ardhshëm do të jetë 9.48% që është larg nga parashikimet fillestare prej 25%. Mbetet tarifa e lirë gjatë natës, ashtu sikurse ajo gjatë të dielës, kurse reduktime nuk do të ketë. Qeveria në mënyrë shtesë siguroi 60 milionë denarë ndihmë me Programin për mbrojtjen e konsumatorëve të kategorive të rënduara”, shkroi Kovaçevski në Facebook, transmeton TV21.
