Kryeministri Dimitar Kovaçevski bashkë me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot kanë vizituar një market, për të parë çmimet e bukës, pas vendimit për ndrirjen e çmimit në 33 denarë, përcjell TV21. Kovaçevski thotë se me vendimin e ri të Qeverisë, shitësit dhe furrat do të jenë të obliguar që të kenë bukë prej 33 denarëve.
“I detyrojmë shitësit me pakicë që shesin bukë gjatë furnizimit të përditshëm me të gjitha llojet e bukës që të kenë të paktën 80% të bukës për 33 denarë. Furrat janë të detyruar të prodhojnë dhe ta vendosin në qarkullim bukën e bardhë dhe gjysmë të bardhë, në një sasi prej të paktën 80% të prodhimit. Qytetarët duhet të kenë produktet themelore!”, ka shkruar mes tjerash Kovaçevski.
