“Kovaçevski me urim të ri për popullin! Për dy ditë shtrenjtoi dizelin për 18.5 denarë, kurse benzinën për 11 denarë”

TË FUNDIT

Ndaj vendimit të fundit të Komisionit Rregullator për Energjetikë me të cilin parashihet që nga mesnata të shtrenjtohen derivatet e naftës, kanë reaguar nga partia opozitare VMRO-DPMNE, transmeton TV21.

Nga atje thonë se për dy ditë dizeli është shtrenjtuar për 18.5 denarë, kurse benzina për 11 denarë, gjë e cila sipas tyre është “vjedhje”.

“Ky urim i Kovaçevskit për popullin është vjedhje. Çmimet më të larta të benzinës janë shprehje e qeverisë së paaftë që të menaxhojë me krizën. Ata vetë pranuan se e kanë ditur para katër mujash se do të shpërthejë lufta dhe nuk kanë bërë asgjë që ta mbrojnë standardin e qytetarëve”, qëndron mes tjerash në reagim./TV21

И додека ова се случува, непродуктивните трошења на владата продолжуваат.