Dita e fundit e afatit për riemërtimin e klubeve bullgare në vend, “Car Borisi i Tretë” në Ohër dhe “Vanço Mihajllov” në Manastir. Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se ligji do të zbatohet në tërësi dhe klubet bullgare që do ta respektojnë të njëjtin duke u riregjistruar, do të vazhdojnë me punë.
“Në përputhje me ligjin tonë i cili është miratuar me shumicë absolute në Kuvend, të gjithë kishin periudhë kohore për harmonizimin e emrave me ligjin e ri. Ata që këtë e kanë bërë do të vazhdojnë të punojnë në përputhje me ligjet, ata që nuk e kanë bërë këtë, në përputhje me ligjet nuk do të vazhdojnë të punojnë. E di që një klub tashmë ka parashtruar kërkesë për ndryshim të emrit”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër i RMV-së.
Klubi bullgar në Ohër “Car Borisi III” që javën e kaluar informoi se tashmë kanë parashtruar kërkesë deri te Regjistri Qendror për ndryshimin e emrit, por klubi nga Manastiri “Vanço Mihajllov” refuzon ta ndryshojë emrin dhe paralajmëron që do të ngre padi në gjykatat ndërkombëtare.
Edhe Vesella Çerneva, ish-këshilltarja për punë të jashtme e ish-kryeministrit bullgar Kirill Petkov, thotë se emrat e klubeve bullgare në Maqedoni kanë për qëllim që të provokojnë palën maqedonase.
“Emërimi i atyre dy klubeve kulturore, që janë emra që askush nuk dëshiron të pranojë autorësi. Ata emërime janë bërë në atë mënyrë që të provokohet pala tjetër. Kur hapni një klub, ai duhet të jetë urë për ndonjë përafrim të marrëdhënieve, e jo për të shqetësoni palën tjetër. Për Maqedoninë e Veriut kjo është periudha e Luftës së Dytë Botërore, në atë periudhë ka pasur lufta për okupim atje, ata kanë qenë ushtri bullgare”, pohoi Vesella Çerneva, ish këshilltare e Kiril Petkovit.
Përndryshe, para tre muajve në Kuvend u miratuan ndryshimet e Ligjit për shoqatat, sipas së cilave ndalohet përdorimi i emrave që mbështesin fashizëm, nazizëm, nacional-socializëm dhe rajhun e tretë. Nëse shoqatat nuk e harmonizojnë emrin me dispozitat e reja, Ministri i drejtësisë është i obliguar që të sjell vendim për ndërprerjen e ekzistimit të shoqatës, ndërsa Regjistri qendrorë t’i fshijë.
