Kovaçevski: Është mirë që ligji për shoqatat t’i dërgohet Venecias! VMRO-DPMNE: Nuk frikësohemi nga kontrolli i Komisionit

TË FUNDIT

Nuk ka asgjë të kontestueshme që institucione europiane t’i kontrollojnë ligjet tona, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në lidhje me nismën e ministrit të jashtëm Bujar Osmani që ndryshimet e Ligjit për shoqatat të dërgohen në shqyrtim në Komisionin e Venecias. Ai tha se na duhet ligj i ri për shoqata.

“Ne në seancë të qeverisë do t’i shqyrtojmë të gjitha aspektet e Ligjit për shoqata të qytetarëve që u soll unanimisht nga të gjithë deputetë dhe pasi konstatohet se në cilat pjesë duhet bërë shqyrtime të këtij ligji, atëherë mund të marrim vendim. Për momentin ky ligj është në fuqi në shtet dhe duke pasur parasysh se të gjithë deputetët unanimisht e miratuan këtë ligj, i njëjti do të zbatohet në shtet dhe atë e thashë edhe në prani të kryeministrit bullgar”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Nuk frikësohemi nga mendimi i Komisionit të Venecias, ligji u soll me shumicën e votave, tha deputetja e VMRO-DPMNE-së Zhaklina Peshevska.

“Ligji për shoqata dhe fondacione u soll me 83 vota, u soll me shumicën e deputetëve ku morën pjesë dhe votuan deputetë të shumicës parlamentare që tani Bujar Osmani të marrë guxim dhe të tregojë se do t’ia dërgojë Komisionit të Venecias. Dua të dërgoj mesazh se ne nuk kemi frikë nga mendimi i Komisionit të Venecias, por dua të rikujtoj se kur Kuvendi miraton me shumicën e votave, qeveria atë e zbaton pa vërejtje”, theksoi Zhaklina Peshevska, VMRO-DPMNE.

Në lidhje me propozimin që  Komisioni i Venecias ta shqyrtojë Ligjin, dje ministri i jashtëm tha se do që të jetë i sigurt për korrektësinë e pjesës së ligjit ku parashihet veprim retroaktiv, përkatësisht me të përfshihen edhe shoqatat që tashmë janë formuar.