Kovaçevski do punë, i ndau obligimet që në ditën e parë! Bogoev: Shekerinska i duhet LSDM-së, do të mundohemi ta bindim

TË FUNDIT

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski u ka ndarë obligime udhëheqësisë së re që në ditën e parë kur erdhi në funksion, duke paralajmëruar se nëse nuk i kryejnë detyrat do të ketë ndryshime. Nënkryetari i ri, Stefan Bogoev thotë se si parti e kanë marrë porosinë nga qytetarët, andaj kanë ndodhur shumë ndryshime kadrovike.

 “Është e rëndësishme të theksojmë se në LSDM, për dallim nga VMRO-DPMNE, porosia me të vërtetë kuptohet dhe se në një gjendje të tillë ku kushtimisht thënë na dënuan në pjesën më të madhe të komunave për të pranuar dhe bërë ndryshime”, deklaroi Stefan Bogoev, nënkryetar i LSDM-së.


Bogoev për kryetarin e ri të LSDM-së dhe mandatarin Kovaçevski, thotë se ka përvojë serioze menaxhuese që i nevojitet partisë.

 “Do të them se ai ka përvojë serioze menaxhuese, që vlerësoj se i nevojitet edhe partisë për shkak se Zoran Zaev kishte përvojë të shkëlqyeshme edhe nga Komuna e Strumicës edhe nga sektori privat ku ka punuar, megjithatë këtu më duhet ta pranoj se të gjithë ne në njëfarë mënyre kemi kontribuuar për të ndërtuar një sistem komplet të funksionimit edhe në parti. Vlerësoj se atë ne e shndërruam që në mënyrë të drejtpërdrejtë ai t’i ndërmarrë mangësitë e sistemit dhe me këtë gjë në kuptimin e plotë të fjalës e mbingarkuam me shumë punë që mundeshin të kryhen nga persona tjerë e që nuk ishte patjetër të arrinin deri tek ai”, tha Stefan Bogoev, nënkryetar i LSDM-së.

Bogoev theksoi se partisë i nevojiten edhe kuadro si ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

“Radmilla Shekerinska është një prej politikanëve më me përvojë në vend, ajo ka qenë në shumë udhëheqësi kur punët kanë shkuar shumë mirë por edhe kur ka pasur probleme. Ka mjaftueshëm përvojë dhe besoj se me kalimin e kohës udhëheqësia do të arrijë që ta bind se me të vërtetë e kemi kuptuar porosinë. Gjithsesi ajo është në LSDM, vlerësoj se në pjesën e punës së partisë do të gjendet, përvoja e sajë na nevojitet maksimalisht”, theksoi Stefan Bogoev, nënkryetar i LSDM-së

Përveç Bogoev, edhe Fatmir Bytyqi, Pero Kostadinov, Bisera Kostadinovska Stojçevska janë zgjedhur nënkryetarë të partisë.