Kovaçevski: Dialogu bëhet për të lëshuar pe/ Sipas Pendarovskit, ka shtete që rajonit nuk ia dëshirojnë të mirën

TË FUNDIT

Vendi i Ballkanit perëndimor është në BE, tha kryeministri Kovaçevski para fillimit të dialogut Beograd-Prishtinë në Ohër ku zhvilloi takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ai i thirri të dyja palët të veprojnë në mënyrë konstruktive duke thënë se vetëm me dialog do të zgjidhen çështjet e hapura. Tani është momenti i vërtetë që të përshpejtohet procesi eurointegrues që është i rëndësishëm për të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor, tha Kovaçevski.

“Ne jemi politikanë që sjellin vendime të vështira por shtetbërëse. Askush nuk e ka të lehtë në situata të këtilla, sepse dialogu do të thotë për të lëshuar pe, por e dimë se ato vendime të vështira janë për të ardhmen më të mirë të gjeneratave të sotme dhe të ardhme. Jam i sigurt se koha do të tregojë se jemi vend që çdoherë ka qenë në anën e vërtetë të historisë. Vizioni im është që ta shoh Ballkanin perëndimor i zhvilluar, modern dhe i integruar në BE. Ky është prioriteti ynë, punojmë për të dhe synojmë drejt këtij qëllimi.”- deklaroi Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.
Sipas presidentit Pendarovski, lajmi pozitiv nga bisedimet Vuçiq-Kurti do të jetë në interes të të gjithë rajonit. Tha se me këtë do të stabilizohet i gjithë Ballkani perëndimor, sidomos për shkak të faktit se ka vende që ende po veprojnë për ta destabilizuar.
“Është e pamohueshme se ka vende që nuk na e dëshirojnë të mirën neve si Maqedoni dhe rajonit. Megjithatë tani kjo nuk ka të bëjë me këto negociata.”- tha Stevo Pendarovski, President.
Pendarovski u takua me zëvendës ndihmësin e sekretarit shtetëror të SHBA-ve, Gabrile Eskobar ku shefi i shtetit tonë e ka njoftuar për zhvillimin e procesit të skriningut dhe hapat e fundit për procesin eurointegrues.

error: Content is protected !!