Kovaçevski: Deri në fund të vitit, pensioni mesatar pritet të jetë rreth 17.300 denarë

TË FUNDIT

Pensioni mesatar mujor në fund të vitit të kaluar ishte 15.876 denarë, ndërsa në fund të vitit 2022 parashikimet janë të bëhet rreth 17.300 denarë, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski pas takimit me kryetaren e Lidhjes së Pensionistëve, Stanka Trajkova.

“Javën e kaluar, përmes një dialogu të hapur me pensionistët, siguruam rritje të vazhdueshme të pensioneve, e me këtë edhe standardit të jetesës dhe cilësisë së tyre të jetës. Ne pranuam modelin e Lidhjes së Shoqatave të Pensionistëve, i cili e propozoi si një metodologji të re për rritjen e vazhdueshme të pensioneve. Atë që premtuam përmes dialogut me pensionistët po e realizojmë sa më shpejt dhe do të fillojë të zbatohet me pensionin e shtatorit. Veprat flasin vetë dhe sot dëgjova propozime të tjera konstruktive që janë me interes për pensionistët dhe do të shqyrtohen me ministritë resore”, tha Kovaçevski pas takimit.

Metodologjia e re, siç tha, do të mundësojë rritje të pensioneve në vitet në vijim pa asnjë ndikim.

“Bashkëpunimi me Lidhjen e Shoqatave të Pensionistëve dhe me të gjithë aktorët përkatës social për ne si Qeveri është i një rëndësie të madhe, sepse së bashku në konsultim me ta marrim vendime. Vendimet e tilla janë gjithmonë shumë më të mira sesa kur merren në mënyrë të njëanshme”, theksoi Kovaçevski.

Tremijë denarët ndihmë direkte financiare për gati 330 mijë pensionistë nga 1000 denarë me pensionin e muajit mars, prill dhe maj, siç tha ai, do t’i paguajë Fondi Pensional i cili është në gjendje të mirë. Ai tha se në vitin 2022 bashkë me ndihmën financiare pensionistët do të kenë mesatarisht rreth 12.000 denarë në vit në krahasim me vitin 2021.

“Në mars dhe shtator në të ardhmen do të bëhet rregullimi i ri i pensioneve sepse Enti Shtetëror i Statistikës më pas i publikon të dhënat zyrtare për rritjen e pagës mesatare, tha Kovaçevski dhe shtoi se Qeveria menjëherë do të fillojë me aplikimin e metodës së re, ndërsa pensionistët pensionet e tyre të rritura do t’i marrin nga shtatori i këtij viti.

“Lidhja e pensionistëve të Maqedonisë për gati një vit ka dhënë propozime për ndryshimin e formulës për harmonizimin e pensioneve dhe pas dy takimeve të punës epilogu është pozitiv – pensionet si zgjidhje sistematike dhe ligjore do të harmonizohen dy herë në vit me 50 për qind të rritje të pagave të të gjithë punëtorëve dhe për 50 për qind rritje të kostos së jetesës,” tha Trajkova.

Ai theksoi se zgjidhja e re metodologjike do të shndërrohet në ligj.

“Kjo do të thotë se pensionet nuk do të vendosen me akt të asnjë qeverie, por me ligj që ofron zgjidhje të shëndetshme dhe të paanshme”, tha Trajkova.