Kosta mund ta vazhdojë karrierën në Arsenal

TË FUNDIT

Sulmuesi i Atletiko Madridit, Diego Kosta mund të vazhdojë karrierën e tij në Ligën Premierë. Sipas “AS” spanjolle, Arsenali është i interesuar për futbollistin 32-vjeçar, i cili mund të rregullojë transferim falas.

U njoftua se sulmuesi dëshiron të largohet nga klubi spanjoll me vullnetin e tij të lirë dhe të vazhdojë të luajë në Angli.

Kosta ka luajtur në Ligën premierë për Çelsin nga viti 2014 deri në vitin 2017. Për lojtarin janë të interesuar edhe klubet nga Kina.

Këtë sezon, spanjolli ka shënuar dy gola në shtatë ndeshje në kampionat. Kontrata e tij me Atletikon zgjat deri më 30 qershor të vitit 2021.

“Transfermarketi” e vlerëson sulmuesin me 10 milionë euro.