Kosovë, Vetëvendosja nis mocionin për rrëzimin e Qeverisë Hoti

TË FUNDIT

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka nisur mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Kjo u bë e ditur nga nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci dhe deputeti, Rexhep Selimi përmes një konference për media.

“Këtë ja kemi dërguar subjekteve dhe grupeve parlamentare te cilat kanë shprehur ne deklarime kundër qeverisjes. Nga ky moment nisim mocionin për rrëzimin e kësaj qeverie”, ka thënë Selimi.

Ndërsa, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci tha se Qeveria Hoti e ka kolapsuar tërësisht sistemin shëndetësor edhe ashtu të brishtë.

Në mars të këtij viti Qeveria Kurti ishte rrëzuar me mocion mosbesimit të inicuar nga LDK-ja./21Media