Kosovë, ulet çmimi i naftës

TË FUNDIT

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka marrë vendim që në 24 orët e ardhshme çmimi maksimal i naftës të jetë 1.79 euro për litër.

Një ulje kjo me 4 cent, pasi gjatë fundjavës, çmimi maksimal i lejuar për naftës ishte 1.83 euro për litër.

Nga vlerat e publikuara nga ministria vihet re që çmimi maksimal i benzinës mbetet i pandryshuar, 1.76 euro për litër.

Ndërkohë i pandryshuar është edhe mbetet edhe çmimi i produktit gas, 0.78 euro për litër.