Kosovë, sot varroset shtatzëna që dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti

TË FUNDIT

Gruaja shtatzënë që u vra të mërkurën në Prishtinë do të varroset sot.

Familjarë të viktimës kanë thënë se varrimi do të bëhet këtë të premte në orën 13:00.

Mbrëmjen e së mërkurës një burrë (Sokol Halili) dyshohet se e ka vrarë ish-bashkëshorten e tij shtatzënë në oborrin e objektit të Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë. Gruaja shtatzënë, siç është raportuar, ka qenë duke pritur për të lindur.

Gjykata Themelore e Ferizajt, ka njoftuar se ka pasur urdhër-mbrojtje ndaj 35-vjeçares, e cila është vrarë në oborrin e QKUK-së.

Prokuroria Themelore e Ferizajt, lidhur me rastin ka potencuar se kompetente për zbatimin e urdhrit mbrojtës ka qenë policia.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët për ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar për vrasjen e bashkëshortes shtatzënë në QKUK, e i cili ende ndodhet në arrati.