Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka filluar takimin me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, për të diskutuar pas votimit të mocionit për rrëzimin e qeverisë.
Kurti ka arritur në kabinetin e presidentit i shoqëruar nga dy këshilltarë.
Para fillimit të takimit, Kurti i dërgoi letër presidentit ku i bëri të qartë se çështja e vetme për të cilën do të bisedojë me të është se kur do të jetë koha më e përshtatshme për shpërndarjen e Kuvendit.
Zyra e presidentit ka njoftuar që ftesa u janë dërguar të gjitha partive parlamentare, për konsultim për hapat e mëtejmë pasi Kuvendi i mori besimin qeverisë Kurti.
Në orën 10:30 pritet ta takojë kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, qe ishte partner koalicioni në qeverinë tash në detyrë. Ndërsa pas tij, pritet të vijë kryetari i PDK-së Kadri Veseli. Nesër, në takime të ndara presidenti do t’i presë kryetarin e AKR-së, Nismës Socialdemokrate, Listës Serbe dhe 6+./21Media